Subjekti

Premier Songs AG me përkushtim garanton mbrojtjen e privatësisë, të dhënat personale të shfrytëzuesve në kohën kur shfrytëzohet aplikacioni dhe shërbimet e PREMIER SONGS.

PREMIER SONGS, në pajtim me ligjet në fuqi, siguron për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënat personale. Këto garancione janë deklaruar edhe zyrtarisht në organet kompetente.

Të dhënat e mbledhura

Të dhënat e përdoruesit që jepen për shfrytëzimin e aplikacionit PREMIER SONGS, bëhen në pajtim me vullnetin e përdoruesit (emri e mbiemri, një adresë e vlefshme emaili etj.).

Duke shfryëzuar PREMIER SONGS, disa të dhëna mblidhen automatikisht, në veçanti të dhëna teknike (si adresa IP e kompjuterit ose e pajisjes suaj me të cilën shfrytëzohet, numri i telefonit) si edhe informacioni në lidhje me përdorimin prej jush të faqeve të PREMIER SONGS dhe reklamat e shfaqura.

Arsyeja e përpunimit të të dhënave

Të dhënat e futura nga përdoruesi dhe të identifikuara si të detyrueshme në kohën e regjistrimit në aplikacion, kërkohen për të përfituar nga PREMIER SONGS dhe shërbimet e aplikacionit.

Të dhënat e futura nga përdoruesi, përpunohen për këto arsye:

  1. A) për të personalizuar dhe përmirësuar përdorimin tuaj të PREMIER SONGS dhe të shërbimeve të aplikacionit;
  2. B) për t'u siguruar për ofrimin e shërbimeve të PREMIER SONGS dhe partnerëve të tij;
  3. C) për të personalizuar reklamat që ofrohen nga PREMIER SONGS dhe partnerët e tij, dhe
  4. D) për të analizuar dhe krijuar statistika në lidhje me përdorimin e PREMIER SONGS nga ana juaj, shërbimeve të aplikacionit dhe reklamave të afishuara në të.

Nëse përdoruesi është pajtuar, të dhënat mund të mblidhen edhe për administrimin e marrëdhënieve tregtare për t'i dhënë mundësinë PREMIER SONGS të personalizojë dhe përmirësojë shërbimet e veta dhe informacionin që iu transmetohet përdoruesve.

Të dhënat do t'i japin mundësinë PREMIER SONGS që edhe të dërgojë njoftime të tjera në adresën e emailit që keni dhënë gjatë regjistrimit.

Nëse përdoruesi nuk do që të pranojë njoftime nga PREMIER SONGS, mund t'i shfuqizojë në çdo çast ato përmes lidhjes së dhënë në fund të secilit njoftim ose duke ndryshuar të dhënat e futura në pjesën e caktuar.

Shfrytëzuesit e të dhënave

Të dhënat e përdoruesve nuk do të ndahen me një palë të tretë nga PREMIER SONGS, pa marrë paraprakisht pëlqimin e përdoruesit.

Ato do të ndahen vetëm në përputhje me legjislacionin, rregulloret apo vendimet nga një autoriteti kompetent ligjor ose, nëse përcaktohet si e nevojshme, për qëllimin e ruajtjes së të drejtave dhe interesave të PREMIER SONGS.

Nëse përdoruesi është pajtuar, ai mund të marrë oferta nga partnerët e PREMIER SONGS në adresën e emailit ose numrin e telefonit që e ka dhënë në fillim të regjistrimit të aplikacionit.

Për menaxhimin e abonimit të përdoruesit, të dhënat e përdoruesit mund të ndahen edhe me kompanitë përgjegjëse për menaxhimin, përpunimin dhe ekzekutimin e procedurave të pagesës.

Në aspektin e përpunimit të të dhënave, për qëllime të personalizimit të reklamave që iu ofrohen nga PREMIER SONGS ose partnerët e tij, të dhënat e përdoruesit mund të ndahen me këta partnerë ose ofrues shërbimi të cilët merren me analizimin dhe përpunimin e të dhënave tuaja për llogari të PREMIER SONGS ose të partnerëve të tij.

Në raste se përdoruesi është pajtuar paraprakisht, PREMIER SONGS mund t'i ndajë të dhënat edhe me Facebook, Twitter, Google+.

Siguria e të dhënave të përdoruesit

PREMIER SONGS me përkushtim të lartë zotohet se do t'i japë rëndësi sigurisë së të dhënave të përdoruesit dhe merr të gjithë hapat e duhur për të minimizuar rreziqet e humbjes, dëmtimit apo përdorimit të gabuar të këtyre të dhënave.

Ruajtja e të dhënave

Të dhënat ruhen në hostin e Sajtit të identifikuar në Njoftimin ligjor dhe do të ruhen për kohëzgjatjen e kohës që është rreptësisht e nevojshme për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura.

Pas kësaj periudhe kohe, ato do të ruhen vetëm për qëllime statistikore dhe nuk do të përdoren në ndonjë mënyrë tjetër.

Të drejtat e përdoruesit

Përdoruesi ka të drejtën të ketë qasje në të dhënat e tij personale dhe t'i korrigjojë ato sipas kërkesës duke kontaktuar përmes butonit "KONTAKT" ose duke dërguar një letër në adresën e mëposhtme: [email protected]

Përdoruesi, kurdo dhe falas mund t'i gjejë të gjitha të dhënat e mbledhura dhe përdorimin tyre në Politikën e privatësisë, të disponueshme këtu.