Për të lansuar këngën tuaj në Premier ju nevojitet nënshkrimi i një kontrate në të cilën do të qartësohen përgjegjësitë e secilës palë.
Për këngë të pa publikuara më parë ju duhet kënga e incizuar në studio (audio) apo kënga me videoklip. Ekipi Premier do të kujdeset për fotografi profesionale për të krijuar kodin tuaj në Premier. Nëse kënga është vetëm audio. Premier në bashkëpunim dhe marrëveshje me ju do të krijojë videoklipin tuaj. Më pas ekipi i Premier do të kujdeset për marketingun e këngës suaj duke e promovuar atë para daljes në treg. Një trailer i këngës suaj si dhe reklama përmes webfaqes sonë e rrjete sociale do ta paralajmërojnë këngën e radhës. Pas një fushate një javore, kënga juaj do të lansohet dhe do të jetë e gatshme për tu blerë nga publiku shqiptar anë e kënd botës.
Sigurisht që ju do të mbeteni autor i të drejtës mbi veprën tuaj. Ne na nevojitet pëlqimi juaj mbi të drejtën e distribuimit dixhital për këngët tuaja si dhe koha që do ta mbani në Premier.
Kontratën mund ta anuloni në çdo kohë pa pasur nevojë që të paguani diçka shtesë.
Nëse kënga është e gatshme me videoklip, atëherë varësisht nga fushata e marketingut që do të bëhet për këngën tuaj e gjitha mund të zgjas deri në 7 ditë pune.
Secili artist do të ketë qasje në kanalin e vet në Premier prej ku mund të shoh të gjitha statistikat e shitjes së veprave të tij.
Tërheqja e mjeteve bëhet çdo 30 deri 45 ditë duke filluar nga dita e lansimit në Premier. Mjetet derdhen në llogarinë tuaj bankare.